Hodhi foshnjën në kontejnerin e mbeturinave, dënohet me 16 vite burg e reja në Nex Mexico

by admin
Spread the love

Një grua e re nga Nex Mexico është dënuar me 16 vite burgim, pasi vitin e kaluar hodhi foshnjën e porsalindur në kontejnerin e mbeturinave.

Alexis Avil, 19-vjeçe, u dënua nën akuzën për tentim vrasje dhe për keqtrajtim të foshnjes, e cila fatmirësisht mbijetoi.

Më 7 janar 2022, kalimtarët e gjetën foshnjën në një kontejner mbeturinash në Hobbs, një qytet me rreth 40,000 banorë.

Avil, e cila në atë kohë ishte 18 vjeç, i tha policisë se nuk e dinte se ishte shtatzënë deri një ditë para se të lindte.

E di që ajo që bëra ishte e gabuar dhe i vetmi person të cilit me të vërtetë duhet t’i kërkoj falje është fëmija im”, tha Avila në gjykatë dje.


Top Channel

You may also like