Historike! Shqipëria triumfon në Botërorin e Mundjes, rrëmben medaljen e artë në Beograd Zelmikhan Abakarov

by admin
Spread the love

Shqipëria triumfoi në finale e Botërorit të  Mundjes, ku Zelmikhan Abakarov rrëmbeu medaljen e arit dhe u shpall kampion bote.

Ai u përball në finale me amerikanin Thomas Gilman dhe e mundi me rezultatin 7-2, në kategorinë stil i lirë. Abakarov u shpall kampion bote në kategorinë e 57 kilogramëve.

Përfaqësuesi i Shqipërisë me origjinë ruso- çeçene shkoi në finale e Kupës së Botës në Mundje pasi mposhti në gjysmëfinale serbin Stevan Micic.

Komiteti Olimpik Shqiptar tha se për herë të parë në mundje, një sportist shpallet kampion Bote për Shqipërinë.

“Në majë të Botës dhe medalje ari për mundjen shqiptare. Zelimkhan Abakarov fiton në finalen e madhe, duke munduar amerikanin Thomas Patrick Gilman dhe valëvitur flamurin kuqezi në mes të Beogradit. Mundësi shqiptar dominon në çdo sekondë të ndeshjes, duke e merituar plotësisht medaljen e artë e duke u shpallur kampion Bote në peshën 57 kg. E jashtëzakonshme, sepse për herë të parë në mundje, një sportist shpallet kampion Bote për Shqipërinë.”-shkruan KOKSH.



Top Channel

You may also like