Historike për Milanin, për herë të parë një sponsor në pjesën e pasme të fanellës

by admin
Spread the love

Milani ka bërë publike marrëveshjen e re të arritur me një tjetër sponsor. Kuqezinjtë kanë nënshkruar një marrëveshje me Wefox, një kompani e sigurimeve digjitale. Ajo ka arritur mbi 140 milionë të ardhura vetëm në vitin 2022.

Kështu, emri i kompanisë do të vendoset në pjesën e pasme të fanellës. Do të jetë hera e parë që pjesa e pasme e fanellës do të ketë një sponsor. Milani do të prezantohet me këtë fanellë në sfidën ndaj Udineses më 25 shkurt.

Për sa i përket marrëveshjes, La Gazzetta dello Sport zbulon se partneriteti me Wefox do të sjellë nga 5 deri në 8 milionë euro të ardhura në arkat e kuqezinjve. Një marrëveshje kjo që tregon edhe njëherë synimin e drejtuesve të Milanit për të rritur markën kuqezi. /oversport.tv

Foto: AC Milan Twitter

You may also like