Historike: Anija kozmike e Japonisë mbërrin në Hënë

by admin
Spread the love

Misioni “Slim” i Agjencisë Hapësinore Japoneze mbërrin në Hënë, duke u konsideruar një sukses i jashtëzakonshëm, duke e bërë Japoninë kombin e pestë në këtë arritje, pas SHBA, Rusisë, Kinës dhe Indisë. Landeri i nisur në 7 shtator 2023 nga Toka, preku sipërfaqen e Hënës në orën 16:22 të 19 janarit 2024, në anën e fshehtë të saj.

“Slim” ka zgjedhur si objektiv eksplorimi kraterin Shioli, që ndodhet në rajonin e quajtur Oceanum Procellarum, ku hipotezohet se manteli hënor është i ekspozuar në sipërfaqe. Mundësia e studimit të shkëmbinjve dhe përbërjes së tyre në këtë zonë, mund të jetë shumë i rëndësishëm për të kuptuar më mirë edhe origjinën e Tokës dhe Satelitit të saj.

Në mision, janë dy Rover që do analizojnë terrenin, ku i pari ka instrumente shkencore për matjen e temperaturës dhe radiacioneve, ndërsa tjetri është i pajisur me videokamerë.

Landeri nisi manovrat e uljes në orën 16:00 nga një lartësi prej 15 km nga sipërfaqja, duke kompletuar uljen me precision të lartë në 22 minuta, pasi shënjestrimi ishte në një zonë prej 100 m, ndryshe nga uljet e mëparshme që parashikonin disa km.

Misioni kishte për qëllim të testonte një teknologji “precize” për mjetet e uljes dhe t’i jepte një shtysë të re programit hapësinor të Japonisë, i cili është përballur me shumë probleme vitet e fundit.

“SLIM punon vetëm me baterinë e vet dhe ne po i japim përparësi transferimit të të dhënave të tij në Tokë”, tha Hitoshi Kuninaka, kreu i JAXA, në një konferencë për shtyp.

Kjo anije, e mbiquajtur “snajperi hënor”, u përpoq të ulej brenda 100 metrave nga objektivi i saj, në vend të shumë kilometrave si anijet e tjera kozmike konvencionale. JAXA thotë se kjo teknologji do të jetë një mjet shumë i fuqishëm për eksplorimin e ardhshëm të poleve të Hënës, ku mund të ekzistojnë oksigjen dhe ujë. Megjithatë, do të duhet rreth një muaj për të verifikuar nëse SLIM i ka arritur qëllimet e veta.

JAXA kërkon të luajë një rol më të madh në hapësirë, në bashkëpunim me SHBA-në dhe të mposht konkurrencën e Kinës. Ndër të tjera, ajo planifikon të dërgojë një astronaut në Hënë si pjesë e programit Artemis të NASA-s në vitet e ardhshme.

Deri më sot, vetëm katër vende, ish-Bashkimi Sovjetik, SHBA, Kina dhe India kishin arritur të ulin me sukses një anije kozmike në Hënë.

The post Historike: Anija kozmike e Japonisë mbërrin në Hënë appeared first on American Eye.

You may also like