Historia do të jetë kusht për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në BE, thotë ambasadori bullgar në SHBA

by admin
Spread the love




Kusht që qeveria bullgare ta mbështesë hapjen dhe mbylljen e kapitujve me Bashkimin Evropian është Maqedonia e Veriut në tërësi t’i përmbushë dispozitat e Marrëveshjes së vitit 2017, në të cilën pjesë shumë e rëndësishme janë çështjet historike, deklaroi ambasadori i ri bullgar në Uashington, Georgi Panajotov në intervistën për Zërin e Amerikës.

Sipas medias, ambasadori ka deklaruar se Komisioni i përzier i përbërë nga historianë nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do të duhet t’i zgjidhë të gjitha periudhat e historisë së përbashkët para se Maqedonia e Veriut të hyjë në Bashkimin Evropian.

“Pjesë shumë e rëndësishme e Marrëveshjes nga viti 2017 është Komisionit bilateral për çështje historike dhe arsimore dhe puna e tij në interpretimin objektiv shkencor të historisë së përbashkët të të dyja vendeve”, deklaroi Panajotov.

Panajotov ka shtuar që edhe sapo të zgjidhet çështja historike, problemi me gjuhën nuk do të mund ta prishë marrëdhënien midis dy shteteve.

Sipas tij, ndryshimet e vogla në propozimin francez nuk e kanë ndryshuar thelbin e kërkesave bullgare dhe se nëse ky është rasti, Bullgaria nuk do ta heq veton.

Ambasadori bullgar, midis tjerash, ka potencuar edhe për sanksionimin e gjuhës së urrejtjes si edhe për deportimin e hebraikëve të Maqedonisë në Treblinka duke thënë: Si është e mundur vëllezërit Manaki të celebrohen si heronj në Maqedoninë e Veriut tani derisa ata e luanin rolin kyç në regjistrimin e hebrenjve të Manastirit të cilët duhej të deportoheshin?

Zëri i Amerikës rikujton se ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani menjëherë pas nënshkrimit të protokollit të dytë bilateral për përmbushjen e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe miqësi nga viti 2017, tha se çështjet historike nuk do të jenë përcaktues për hapjen dhe mbylljen e kapitujve me BE-në.


You may also like