Histori reflektuese: “Kur arrin suksesin, nuk duhet t’i përbuzësh ata që i konsideron poshtë vetes”.

by admin
Spread the love

Kam punuar si kamarier për 11 vite. Ndër shumë gjëra që kam mësuar, ka qenë kjo. Bota ndahet në dy kategori: në ata që ia zgjasin pjatën kamarierit, kur mbarojnë ushqimin, dhe në ata që nuk ia zgjasin pjatën kamarierit.

Ata që ta kalojnë pjatën, janë ata që të shohin, kujtohen që ti po mundohesh shumë dhe kur mbarojnë sëngrëni, e pastrojnë çdo gjë dhe të zgjasin pjatën për ta marrë, duke reduktuar edhe mundësinë që po ta merrje vetë, mundet të të binte diçka dhe t’i bëje pis. Zakonisht të thonë edhe “Faleminderit”, sikur të mos kishin ndihmuar me çfarë kishin bërë. E mbaj mend si tani ndjesinë që kisha në ato momente, doja t’i përqafoja. Ishte një gjest i vogël, nuk i kushtonte asgjë, por që fliste shumë për ta.

I kam dashur persona të tillë, sepse janë përgjithësisht njerëz të thjeshtë, që e kuptojnë dinjitetin tënd dhe nuk e trajtojnë një kamarier si skllav. Ata e dinë se sa i padrejtë është fati që ata janë të ulur e mund tëhanë, ndërkohë që kamarierët janë në këmbë duke shërbyer.

Po e përmend gjithë këtë, sepse kam hasur shumë persona të famshëm në restorantin ku punoja: shkrimtarë, politikanë, personalitete televizioni, dhe pjesa më e madhe e tyre që mund të duken simpatikënga televizioni, nuk ia kalonin pjatën kamarierit. Disa madje të trajtonin shumë keq.

Dje ishte në restorant për drekë Clara Sanchez. Ndoshta nuk e njihni, por është një shkrimtare që ka shitur miliona kopje të veprave të saj nëpër botë. Kjo gjë sigurisht duhet ta bëjë të ndihet personalitet i rëndësishëm, ama kur përfundoi së ngrëni në pjatën e parë, i mblodhi gjithë papastërtitë e tavolinës vetëdhe më zgjati pjatën. Më habiti ky gjest prej saj.

Askush nga ne nuk lind i madh. Bëhet me punë dhe bëhet pas kalimit të shumë peripecive. Ama kur arrinsuksesin, kurrsesi nuk duhet t’i përbuzësh apo ofendosh ata që i konsideron poshtë teje. Sado i madh tëjesh, një gjë e tillë të bën të dukesh shumë i vogël”. – Nga interneti, autor anonim

You may also like