Hiqni këpucët dhe vraponi zbathur! Do keni përfitime të jashtëzakonshme për trupin

by admin
Spread the love

Për shumë njerëz, vetë ideja për të ecur pa këpucë duket jo shumë e pëlqyeshme.

Gjithsesi, ka shumë të tjerë që i nënshtrohen kësaj forme vrapimi, duke e adoptuar edhe në maratonë të tëra.

“Vrapimi zbathur me të vërtetë na ndihmon të rilidhemi me natyrën,” thotë Sammy Margo, një terapiste fizike që punon me specialistë të kujdesit për muskujt dhe kyçet. Kjo është, në fund të fundit, arsyeja pse konsiderohet një aktivitet tërheqës. Shumë sportistë pretendojnë se i kanë ndjerë përfitimet pasi kanë vrapuar zbathur.

Është e rëndësishme të mbani mend se çdo trup reagon ndryshe ndaj presionit dhe forcës, kështu që mënyra se si reagojmë ndaj vrapimit zbathur mund të ndryshojë.

“Trupi, muskujt dhe kyçet do ta marrin presionin e tokës ndryshe. Disa njerëz mund të përjetojnë përmirësim të dhimbjes në zona të caktuara dhe anasjelltas. Trupi punon së bashku dhe forca shpërndahet në mënyrën më të mirë të mundshme për të mundësuar lëvizjen që po përpiqeni të arrini”, shpjegon pediatri Dina Gohil.

“Për sa kohë që nuk vishni këpucë jashtë, ju rifitoni vetëdijen për pozicionin dhe lëvizjen e trupit tuaj. Ushtrimi pa këpucë mund të ndihmojë gjithashtu në rikthimin e modeleve dhe hapave natyralë të vrapimit”, shpjegon doktoresha Dina Gohil. Por çfarë përfitojmë nga vrapimi zbathur?

Bërja e aktiviteteve zbathur mund të ndihmojë në forcimin e këmbës dhe kyçit të këmbës, përmirësimin e forcës së muskujve, rritjen e fleksibilitetit dhe lejimin e lëvizjes së duhur.

Nëse vraponi zbathur, edhe shputat e këmbëve tuaja do të bëhen shumë më elastike me kalimin e kohës:

“Mënyra më e mirë për të ngurtësuar këmbët është të përpiqeni të ecni në sa më shumë sipërfaqe të ndryshme. Disa njerëz kanë përdorur edhe gazeta në tokë për të ecur”, shton Dr Dina Gohil.

Gjithashtu, muskujt e këmbëve do të zhvillohen ndryshe. Sipas Sammy Margo, kjo mënyrë vrapimi aktivizon muskujt më të vegjël në këmbë, duke ndihmuar në përmirësimin e forcës dhe lëvizshmërisë së përgjithshme.

Çfarë rreziqesh fsheh?

Ndërsa shumë vrapues përjetojnë një sërë përfitimesh nga vrapimi zbathur, sigurisht që ka rreziqe të mundshme për t’u marrë parasysh. Para së gjithash, ekziston rreziku i lëndimit nëse shkelni diçka të mprehtë, prandaj jini gjithmonë të arsyeshëm kur zgjidhni se ku të vraponi zbathur.

Siç thekson doktoresha Dina Gohil, derisa këmbët tuaja të mësohen me kushtet e reja, mund të vëreni se jeni më të prirur ndaj flluskave derisa të krijohet lëkurë më e fortë. Një rrezik tjetër është shfaqja e fasciitit shputar në shputën dhe thembra të këmbës. Probleme të tjera mund të përfshijnë flluska, kallo, prerje, infeksione, tendonitis ose muskuj të shtrënguar në pjesën e poshtme të këmbës.


Top Channel

You may also like