Hipokrizia e sulmeve të PD-së ndaj Bolinos

by admin
Spread the love

PD-ja po vijon me atë që di të bëjë më mirë, histerizimin e sulmeve ad hominem, target i të cilave këto kohë e ka pasur radhën të jetë gazetari dhe botuesi italo-shqiptar, Carlo Bollino. Me një denduri të pa zakontë, pronari i Report TV dhe Shqiptarja.com, akuzohen publikisht apo kallëzohen në SPAK, për aktivitetin e dyshimtë të Bunk’artit, për përvetësimin me 1 euro të godinës dhe truallit ku është vendosur selia e mediave të tij, për financimin që ka marë në fushatë zgjedhore nga inceneratorët e kështu me radhë. 

Në pamje të parë, akuzat dhe denoncimet duken të drejta dhe parimore. Eshtë një fakt i pamohueshëm që mediat e Bollinos ushqehen me financime dhe prona publike, që prej kohës kur Edi Rama është në pushtet. Dhe në këmbim të këtyre ‘të mirave” shpesh ato i shërbejnë propagandës rilindase deri duke shpërndarë gënjeshtra. 

LEXO ME TEJ:

Akuzat/ Ndizet sërisht përplasja Bollino Berisha 

Prej tyre u përhap fillimisht alibia, se policia e vrau të riun Klodian Rasha, pasi ai ishte i armatosur, gjë që më pas nuk rezultoi e vërtetë. Po i tillë ishte edhe mashtrimi që i interesonte rilindjes, pas vrasjes së Pjerrin Xhuvanit, para zgjedhjeve, në Elbasan, se në makinëën e vdendngjarjes nuk kishte asnjë provë për blerje votash. 

Parrulla “Fajin e ka Saliu” është një vijësjellje editoriale e këtyre mediave, aq sa arrihet në aludime qesharake, se dora e Berishës fshihet pas sulmeve kibernetike iraniane, që rrëzuan në gjunjë sistemin informatik shqiptar. Kulmi arrin deri në absurditete të tilla sa kur një vajzë, viktimë e dhunës së Rahjave në FushëKrujë merret në intervistë nga Report TV, ajo pyetet nëse i kanë shkaktuar dhimbje denoncimet që Berisha bëri ndaj atyre që abuzuan me të. Këtyre alibive, që tentojnë të zvogëlojnë krimet qeveritare dhe goditjeve të pareshtura ndaj opozitës, mund ti shtosh edhe episode që do të mbeten në memorien qesharake të historisë së sondazheve, si ato kur Rama rezulton lideri më i pëlqyer evropian, përpara Merkelit, Makronit apo Putinit.  

Skandali/ Carlo Bollino si shkruesi i alibisë së Ardi Veliut

Pra, nuk ka dyshim se Report TV dhe Shqiptarja.com, si media partizane, duke i rënë në qafë profesionit, kanë ditur ta shlyejnë borxhin e favoreve që kanë marrë nga pushteti. Dhe këtu, një opozitë është në të drejtën e saj ta demaskojë këtë lidhje kaq të hapur mes politikës dhe “pushtetit të katërt”. 

Në këtë kuptim, Berisha dhe të tijët, në sipërfaqe ngjajnë sikur kryejnë detyrimin e tyre opozitar duke denoncuar Bollinon dhe mediat që ai drejton. 

Por, e vërteta lakuriq është pak më ndryshe. Pasi po ta perceptosh peisazhin mediatik shqiptar, vetëm nga këndvështrimi i PD-së të krijohet përshtypja e rreme se gjithçka tjetër shkon vaj dhe e keqja është përqëndruar në këtë shtëpi të vogël me peshë të papërfillshme në tregun e informimit. Dhe këtu PD-ja bëhet abuzive dhe gënjeshtërt, duke shëbyer si makineri shpërndarëse të vërtetash të pjesshme, që duan të fshehin të zezonën e madhe. Sepse kushdo e kupton që nuk mund të shënjestrosh Carlo Bollinon, se përfitoi nga Edi Rama për të ngritur selinë e tij dhe të bësh sikur harron se ku gjendet Tv Klani, ABC, apo Ora News, që përfitituan në kohën kur firmat i hidhte Berisha. Le më pastaj të krahasosh ato alibitë e vogla të Report TV, të përmendura më lart, me atë videon e 21 janarit, që krijonte përshtypjen se demostruesit u vranë nga shokët e tyre që i kishin në krah.

Çështja McGonigal/ Kujt ti besojmë CNN amerikan apo Bollinos italian? 

Po ashtu, nuk mund të denoncosh mediat e Bollinos për financim me paratë e inceneratorëve, përpara Top Channel-it, News 24 apo Klanit, që kanë bërë edhe emisione për ti’u kundërvënë kolegëve të tyre që denonconin këtë aferë. Qoftë për shkak të audiencës modeste, qoftë dhe për sasinnë e përfitimeve që kanë marrë Report TV dhe Shqiptarja.com janë thjeshtë një plagë e vogël në një trup që lëngon nga sëmundja. Prandaj ti shndërosh ato në simbolin e një sistemi të kapur dhe të degjeneruar mediatik është e pandershme. Pikërisht këtu qëndron edhe hipokrizia e denoncimeve berishiste dhe rreziku që ato mos kenë impakt dhe jehonë në publik. Duke qenë selektive, duke mos përdorur të njëjtën masë dhe të njëjtën peshë, ndaj atyre mediave që i shërbejnë Edi Ramës, por tregohen të kujdesshme me opozitën, kjo e fundit e huq qëllimin e saj. Ajo bën të njëjtën gafë si me sjelljen ndaj oligarkëve të cilët jo të gjithë i godet njëlloj. Kjo lloj sjelljeje i ngjan më tepër një shantazhi, sesa një angazhimi në interes të publikut dhe si e tillë e godet besueshmërinë ndaj PD-së, më shumë se të gjitha kronikat dhe artikujt e mediave të Bollinos të marra sëbashku. 

©Lajme  

 


You may also like