Hidhet shorti për sezonin e ri, kampionët e nisin ndaj Gostivarit, Shkëndija me debitantët

by admin
Spread the love

Në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë është hedhur shorti për ndeshjet e sezonit të ri 2023/24 në elitën e futbollit vendor. Kampionët në fuqi, Struga Trim Lum në xhiron e parë do të takohet me Gostivarin, përderisa Shkëndija e Tetovës e nis ndaj debitantëve të elitës, Voska Sportit. Ndërkohë, Shkupi sezonin e ri do ta hap në ndeshjen ndaj Rabotniçkit, përderisa në përballjet tjera, Bregallnica pret Sileksin dhe Tikveshi luan me Makedonija Gjorçe Petrovin. Sezoni I ri në elitën e futbollit vendor do të nis me 6 gusht, me të gjitha ndeshjet që do të luhen në termin të njejtë, duke nisur nga ora 17:00. /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like