Hetimi për politikanët, avokati Visha: S’mundemi të përdorim një Prokurori të Posaçme për 150 deputetë

by admin
Spread the love

Avokati Sajmir Visha në lidhje me kërkesën e Partisë Demokratike, rikthimi i idesë për vettingun e politikanëve nga ana e Prokurorisë së Posaçme SPAK u shpreh se nuk ka nevojë që SPAK të bëjë veprime administrative pasi nuk ka një ligj dhe nuk mjafton thjesht një ndryshim kushtetues.

Visha thotë se nuk mjaftojnë vetëm 15 prokurorë të SPAK për të kryer vettingun e deputetëve aktual të Kuvendit apo edhe të politikanëve që kanë qenë më parë në detyrë.

Visha: Kemi vetëm 3 ose 4 ditë që jemi vënë në dijeni për ndryshime, për një projektligj ku kërkohen vettingu i politikanëve. Kushtetuta është libri themelor i një shteti nuk bëhet në një afat të shkurtër. Duhet të kemi ekspertët, qoftë ata që e kanë propozuar, edhe qoftë pse kaq urgjentë, për të përcaktuar çfarë synon! Nuk mundet të marrim nisma antikushtetuese i një organi i procedurës penale. Nuk mundemi ne SPAK ti çojmë një listë 150 deputetëve, po ata që kanë qenë politikanë më parë? Nuk ka nevojë SPAK të bëjë veprime administrive sepse nuk ka ligjin, sepse nuk mjafton një ndryshim kushtetues, do ndryshojë ana logjistike apo kapacitetet, Kemi vetëm 15 prokurore, të cilët do i kërkojnë çdo institucioni tu japin të dhënat. Duhet shumë kujdes, që qytetari të kuptojë që kjo nismë do i vlejë të nesërmes, nuk mundemi të përdorim një prokurori të posaçme që është shumë e ndjeshme.

You may also like