Hetim për presidentin Duka? Ku ishe ti “Adam” kur u dënuam 10 vite..

by admin
Spread the love

Bashkia kundër FSHF-së, Veliaj kundër Dukës, madje po kërkohet hetim ndërkombëtar për presidentin e FSHF-së. O zot, ishalla nuk bëhet hetim serioz, se na rrezikohet edhe kandidati për president. Sido që të shkojë filli, një valë pyetjesh janë ngritur: kush e shtypi butonin e “kryengritjes” kundër “mbretit” që flirtonte në krevat me politikën?

Përse pikërisht në këto momente hetimi ndërkombëtar? Ku ishte fshehur politika ato ditë “historike”( nga e zeza që na piu), kur Skënderbeu u dënua me 10 vite nga skena e Europës, kurse vetë presidenti i FSHF-së, arkitekti i madh i kësaj blasfemie me top, u ngjit në parajsë, hyri në zemër të UEFA-s, si anëtar i Komitetit Ekzekutiv. Madje ato ditë, politika jo vetëm e shpërfilli dënimin e Skënderbeut , por lagej me shpamanjën e fitores ..meqë shqiptari i parë “hyri në Europë” , duke i çelur rrugën vendit të tij.

Duket si një ëndërr kur një Bashki “lajthit” në këtë farë derexheje, edhe pse e Tiranës, sa pretendon hetim ndërkombëtar. Dhe për cilin? Tamam për “magjistarin” që mbante gjallë futbollin , tërë këto vite, me paratë e Bashkive dhe bënte rrofeshata dhe driblime me paratë e UEFA-s dhe të FIFA-s. Çfarë nuk thuhet për këtë luftën “hetimore” që plasi mes Bashkisë dhe FSHF-së? Diku e pagëzojnë si “Derbi i Betonit” meqë Bashkia është patologjikisht e dashuruar pas pallateve dhe kullave që na e shdukën nga sytë edhe Malin e Dajtit, kurse FSHF-ja ka veshur rrobat e ndërtuesit ( pa licencsë) dhe po i pëlqen më shumë loja me “topin prej betoni” duke ngritur stadiume! Aq sa thuhet se sebepi i vërtetë i sherrit na qënka një djall stadiumi , një stadium tjetër në Tiranë,( me kulla me shumicë) që po na shpifet si “Helena e Trojës”, ndaj na solli këtë përplasje “zotash”.

Sfidanti.al

You may also like