Heshtja ndërkombëtare për Gaza-n, drejt diçkaje që askush s’e pret – Shqip

by admin
Spread the love

Lideri i Hamasit, Osama Hamdan, kritikoi ashpër qëndrimin e administratës amerikane për ngjarjet në Gaza, duke theksuar se krimet nuk do të kishin ndodhur pa mbështetjen e presidentit amerikan Joe Biden, administratës së tij dhe heshtjes ndërkombëtare.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur në kryeqytetin libanez Bejrut, deklaratat më të rëndësishme të Hamdanit ishin si më poshtë:

Ne e mbajmë administratën amerikane plotësisht përgjegjëse për krimet në Rripin e Gazës.

Ajo që ndodhi në Rripin e Gazës nuk do të kishte ndodhur pa presidentin amerikan Joe Biden, administratën e tij dhe heshtjen ndërkombëtare.

Heshtja ndërkombëtare do t’i shtyjë gjërat në diçka që askush nuk e pret dhe që nuk mund të kontrollohet.

Brigadat Al-Qassam po i shkaktojnë pushtuesit humbje të mëdha; në ushtarë, oficerë dhe pajisje.

Rreth 43 për qind e civilëve të vdekur ndodhen në jug të Rripit të Gaza-s, ushtria pushtuese nuk bën dallim mes veriut dhe jugut të Rripit.

Duke bombarduar spitalet, pushtimi po sulmon profesionin më të shenjtë dhe më njerëzor, duke vrarë dhe shkatërruar gjithçka në Gaza, duke përfshirë ilaçet dhe pajisjet mjekësore.

Ajo që ndodhi në spitalin Al-Shifa është një episod krimi dhe okupimi po drejton një fushatë gënjeshtrash dhe po e kthen kompleksin Al-Shifa në një seli ushtarake.

Masakrat, shfarosja, uria dhe bombardimet e spitaleve vijnë në kontekstin e planeve për të zhvendosur popullin tonë nga Gaza veriore.

Luftëtarët tanë rrezikuan sigurinë e tyre personale për të ofruar ndihmë mjekësore për të burgosurit.

Ne veprojmë sipas rregullave të moralit tonë, jo sipas rregullave të armikut tonë.

Ushtria izraelite është organizata më e madhe terroriste dhe naziste në botë.

Furnizimet ushqimore që hyjnë në Gaza nuk plotësojnë më shumë se dhjetë për qind të nevojave të popullsisë së Rripit të Gaza-s dhe okupimi vazhdon politikën e tij të fëmijëve të uritur dhe civilëve të pambrojtur.

Institucionet ndërkombëtare, islamike dhe arabe duhet të marrin përgjegjësinë në ndalimin e krimeve të okupimit.

Populli ynë nuk ka pranuar dhe nuk do të pranojë kujdestarinë e askujt; ata do ta vendosin fatin e tyre, ne nuk do të largohemi nga fronti, sado që të na terrorizojë okupatori.

Kontrata jonë me Zotin, popullin dhe umetin tonë është se ne nuk do të dorëzohemi derisa të realizohen aspiratat e njerëzve për liri dhe sovranitet mbi tokën e tyre.

Ne qëndrojmë si një barrierë e padepërtueshme përballë planeve pushtuese. Nga sot nuk do të ketë emigracion, vetëm lirim dhe kthim të palestinezëve të shpërngulur.

Ne bëjmë thirrje për vazhdimin e demonstratave dhe aktivizimin e bojkotit ekonomik kundër Izraelit”. /tesheshi.com/

You may also like