Heroi Tonali: Dita më e lumtur, Ibra na dha atë që duhej me fjalimin e tij

by admin
Spread the love

Sandro Tonali përjetoi një mbrëmje emocionuese dje, duke shënuar dy gola kundër Hellas Verona. Gjithçka ndodhi në 22 vjetorin e lindjes, një dhuratë e madhe për veten dhe tifozët e Milanit që mezi presin të fitojnë titullin kampion në Itali.

Tonali pas ndeshjes foli në Sky Sport: “Mungojnë katër pikë për të fituar titullin kampion. Tre vite më parë ishte një ëndërr, tani një objektiv. Duhet përqendrim i lartë”. Mesfushori më pas e pranoi se ishte një nga ditët më të lumtura të jetës së tij.

“Për mua ishte një nga ditët më të bukura të jetës time, për momentin. Deri tani ka qenë ndeshja kundër Lazios, që tani shkon në vendin e dytë për t’i lënë vendin kësaj me Veronën. Do ta mbaj brenda vetes për pak kohë, duke shpresuar të përjetoj emocione të tjera edhe më të forta”.

“Krahasimi me De Rossin nga Pioli? Nuk e di, unë kam dëgjuar edhe krahasime të tjera. Unë flas shpesh me Piolin, sidomos tani që më vendos të luajë më i avancuar, siç ndodhi me Lazion. Nuk e kam problem aspak, pasi mund të luaj në të gjitha pozicionet e mesfushës”.

“Fjalët e Ibrahimovic? Ibra na dha bazën, atë që në nevojitej për të marrë tre pikët, që ishin gjëja më e rëndësishme. Tani nuk është e rëndësishme të luash një ndeshje të mirë, por të fitosh. Në Verona ndodhën të dyja. Jam i sigurt që Ibra është i lumtur për ne, por edhe për veten e tij”, përfundoi Tonali. / oversport.tv

You may also like