Heqja e dinarit serb në Kosovë, përgatitje për krijimin e Asocacionit – Shqip

by admin
Spread the love

Analisti serb nuk përjashton mundësinë e përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës

Vendimin për dinarin dhe aksionet në strukturat paralele serbe, analisti serb Branislav Krstiç i ndërlidh me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Mua më duket që ka lidhje me planin nga marrëveshja e Brukselit, edhe vendimi për dinarin vjen njëkohësisht me Asocacionin e komunave me shumicë serbe.”

Megjithatë situatën aktuale e konsideron të jashtëzakonshme. Nuk përjashton mundësinë e ndonjë eskalimi të situatës si dhe skenarin e largimit të serbëve nga Kosova.

“Politika po e udhëheq situatën në atë drejtim që mua më duket se serbët e shtetit të Kosovës janë në rrugën e daljes nga Kosova. Në bazë ditore janë duke u larguar nga shteti i Kosovës edhe kjo për mua është shqetësuese.”

Ndërsa protestën e së hënës në veri të Mitrovicës e konsideron varrim të dinarit serb. Ai thotë se në këtë protestë nuk kishte mesazh të qartë. Nuk beson në bashkëpunim të Bankës Popullore të Serbisë me Bankën Qendrore të Kosovës. E në gjithë këtë situatë thotë se po e pësojnë qytetarët serbë të Kosovës.

“E vetmja viktimë në këtë situatë janë serbët, nënshtetasit e Kosovës nga veriu i vendit. Edhe nga Beogradi zyrtar, edhe nga Prishtina zyrtare.”

Kosova e Serbia sërish kanë ashpërsuar raportet pas hyrjes në fuqi të rregullores që e njeh Euron si valutë të vetme në Kosovë e që ndërkombëtarët po insistojnë në shtyrjen e zbatimit të këtij vendimi.

Klan News

You may also like