Henry: PSG e pambrojtur kur ka në fushë tre yjet, Reali është më mirë

by admin
Spread the love

Do të jetë një finale e parakohshme ajo midis Real Madridit dhe PSG në fazën e 1/8 në Champions League. Sfida ka tërhequr vëmendjen e të gjithë sportdashësve, ndërkohë që për këtë takim ka dhënë përshtypjet e tij edhe legjenda franceze, Thierry Henry.

“PSG ka humbur dy ndeshjet e fundit jashtë, ndaj Nantes dhe Nice. Ata nuk kanë shënuar asnjë gol kundër Nice në tre ndeshje këtë sezon. Ata janë pak të shqetësuar, por Kylian Mbappe nuk ishte aty në përballjen e fundit me skuadrën e Galtier.

Le të shpresojmë që ai të jetë në Bernabeu dhe të bëjë atë që di të bëjë. Ndonjëherë skuadra është e pambrojtur kur tre yjet janë në fushë në të njëjtën kohë. Për më tepër, Real Madrid është më mirë se në ndeshjen e parë, veçanërisht me Benzema, i cili nuk ishte në 100%”. /oversport.tv

Foto: Arsenal Facebook

You may also like