Helikopteri ushtarak hungarez rrëzohet në Kroaci, dy të vdekur

by admin
Spread the love

Një helikopter ushtarak hungarez u rrëzua këtë të mërkurë në Kroaci dhe për pasojë dy anëtarë të ekuipazhit mbetën të vdekur.

Në bord ishte dhe një anëtar tjetër ekuipazhi, për të cilin kanë nisur kërkime në vendngjarje. Mjeti ushtarak u gjet në në kanionin e lumit Cikola pranë qytetit qendror kroat Drnis.

Forcat e armatosura të Kroacisë konfirmuan aksidentin, ndërsa nisën në zonë një helikopter dhe avion për të kontrolluar në zonë.

Nuk dihen shkaqet përse helikopteri ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar, ndërsa nuk ka asnjë informacion zyrtar nga autoritetet se përse mjeti ushtarak hungarez po fluturonte në hapësirën ajrore kroate. Megjithatë, Kroacia që iu bashkua NATO-s në vitin 2009, shpesh kryen stërvitje të përbashkëta ushtarake me vendet aleancës.


Top Channel

You may also like