Helikopterët e NATO-s që po ktheheshin nga Maqedonia e Veriut i shqetësojnë zviceranët

by admin
Spread the love

Të enjten në mëngjes, katër helikopterë luftarakë që fluturonin në formacion, krijuan hutim dhe pikëpyetje të shumta në Zvicër. Ata u panë në Kantonin e Valisit. Gazeta “Blick” është interesuar dhe ka pyetur “Skyguide” dhe ushtrinë zvicerane

Disa lexues-raportues kanë thënë se të enjten në mëngjes, helikopterët e huaj luftarakë fluturuan mbi territorin zviceran. “Ata u larguan nga Italia në drejtim të Valisit”, shkruan njëri prej tyre. “Ata tani po fluturojnë mbi Zermatt”, shtoi një tjetër.

A janë helikopterët e angazhuar në mbrojtjen e liderëve të lartë brenda kuadrit të ëEF-it të Davosit? Kjo vështirë se do t’u pëlqejë autoriteteve zvicerane të sigurisë, të cilat supozohet të marrin përsipër këtë detyrë. Në çdo rast, ata kanë nevojë për një autorizim të jashtëzakonshëm për të fluturuar mbi Zvicër.

“Ata e kanë këtë autorizim”, tha kompania zvicerane e kontrollit të trafikut ajror “Skyguide” për “Blick”, transmeton portali Shtegu. Bëhet fjalë për “helikopterë luftarakë britanikë që fluturojnë mbi vendin tonë me autorizim diplomatik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës”.

Por cili është qëllimi i tyre? Sipas ushtrisë zvicerane: “Këta janë katër helikopterë Apache që fluturojnë nga Sllovenia në Britaninë e Madhe”. Leja është kërkuar paraprakisht. Pra, emocioni ishte vetëm jetëshkurtër. Helikopterët, të cilët me sa duket po ktheheshin nga një stërvitje ushtarake e NATO-s në Maqedoninë e Veriut, u larguan shpejt nga hapësira ajrore zvicerane.

You may also like