Haxhiu takoi zëvendëspresidenten e Komisionit Europian për vlera dhe transparencë

by admin
Spread the love

Gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami dhe anëtarë nga kabineti, zhvilloi një takim me Vĕra Jourova, zv.Presidenten e Komisionit Europian për vlera dhe transparencë.

“Duke vlerësuar këtë takim, ministrja
Haxhiu e falënderoi znj. Jourova, për mbështetjen sidomos në çështjen e
liberalizimit të vizave për Kosovën dhe e njoftoi me procesin e reformës në
sistemin e drejtësisë me ç’rast kërkoi mbështetjen në këtë proces të
rëndësishëm për qytetarët dhe vendin. Diskutimet
vazhduan me çështjet konkrete të reformës në drejtësi dhe rezultatet të cilat
priten të arrihen përmes reformës”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë.

You may also like