Haxhiu: Rruga ishte e gjatë deri në finalizimin e Vettingut

by admin
Spread the love

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mbajtur takim me anëtarët e Grupit Punues për Vetting. Para të pranishmëve, Haxhiu ka thënë se ka qenë rrugë e vështirë deri në finalizimin e Vettingut, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu ka ndjerë keqardhje që në këtë diskutim
nuk kanë qenë pjesëmarrës përfaqësues nga Këshilli Gjyqësor dhe Prokuroria.

“Prej që kemi nis punën në këtë proces kemi
pasur debate të shumta dhe secila prej tyre i ka ndihmuar reformës në drejtësi.
Është një proces i ndjeshëm dhe jemi konsultuar me komisionin e Venecias. Në këtë
drejtim tani pas pranimit të opinionit të komisionit të Venecias jemi në rrugën
ëpr ta përmbyllur reformën në drejtësi. Të gjithë ne nuk do të mund t’i arrinim
rezultate pa një bashkëpunim të mirë. Ne jemi të interesuar të bashkëpunojmë me
institucionet e drejtësisë dhe më vjen keq që nuk janë të pranishëm nga Këshilli
Gjyqësor dhe Prokuroria”, tha ajo.

You may also like