Haxhiu: Qeveria e paaftë në menaxhimin e pandemisë, t’i ndryshojë masat kufizuese

by admin
Spread the love

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kërkuar nga
Qeveria që t’i ndryshojë masat kufizuese që janë në fuqi.

Përmes një statusi në Facebook, Haxhiu ka
thënë se Qeveria është treguar e paaftë në menaxhim të pandemisë dhe zbatim të
masave që i ka vendos.

Ai ka thënë se shumë vende të BE-së kanë
larguar masat kufizuese, pasi sipas tij vdekshmëria nga Omicroni është më e
ulët se e gripit sezonal

Postimi i plotë i tij:

Qeveria duhet ta shfuqizojë vendimin për masat
kufizuese për COVID-19, dhe ta liroj vendin nga masat joefektive.

Çfarë masa janë këto, kur përsonat e
diagnostifikuar me covid, e të karantinuar në Austri vijnë për pushime në
Kosovë?!

Për çka ka vendos Qeveria kufizime kur të
infektuarit nga shtetet tjera pa asnjë problem hyjnë në Kosovë, e në anën
tjetër masat i respektojnë vetëm në kufirin me Shqipërinë.

Qeveria është treguar e paaftë në menaxhim të
pandemisë dhe zbatim të masave që i ka vendos.

Masat kufizuese të Qeverisë po përdoren vetëm
për ndëshkim të qytetarëve e bizneseve për mbushje të Buxhetit të Shtetit.

Vendet si Anglia, Franca, Danimarka, Norvegjia
etj., tani i kanë hequr masat kufizuese, sepse hospitalizimi dhe vdekshmëria
nga Omicron është më e ulët se e gripit sezonal.

Qeveria duhet të merr vendim të largoj masat kufizuese e të hapet vendi, pasi më nuk kanë asnjë kuptim masat në situatën aktuale.

You may also like