Haxhiu dorëzon nëntë amendamente, pret rritje të pagave për punëtorët e sektorit publik

by admin
Spread the love

Nëntë amendamente janë dorëzuar për projektligjit për Buxhetin në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Këtë e ka bërë të
ditur në një prononcim për Ekonomia Online. Ai ka thënë se amandamentet kanë të
bëjnë me rritjen e pagave për punëtorët e sektorit publik, përfshirë policë,
punëtorët shëndetësor, punëtorët e administratës publike e kështu më radhë.

“Realisht ky
buxhet të cilin e ka dorëzuar Qeveria e Kosovës në Kuvend, e kam thënë atë ditë
që nuk është përputhje me nevojat e kërkesat e qytetarëve, e më për keq është
edhe në shpërputhje me premtimet në partinë në pushtet. Pra as premtimet që i
ka dhënë Qeveria, nuk i ka planifikuar në buxhetin e Kosovës, prandaj kam bërë
amendamentet për sigurimin  e buxhetin
për Ligjin e Pagave, me çka do të përfshiheshin të gjithë punonjësit e sektorit
publik. Kam planifikuar që ky zbatim i ligjit, pra të fillojë nga 1 qershor i
vitit 2022, me kushtin që Qeveria në fillim të vitit të na e sjellë në Kuvend
Ligjin për Paga, në mënyrë që në një periudhe ta përfundojmë këtë Ligj, dhe
pastaj të ketë një kohë prej 3 muajsh që të implementohet sistemi i ri pagesave
në sektorin publik me rritje që parashihen me Ligjin e Pagave”, tha
Haxhiu.

Ndonëse edhe në
mandatin e kaluar kishte bërë një propozim për rritjen e koeficientit për
infermierët, të njëjtën e pret edhe këtë herë.

Ai thotë se
propozimi i tij ka qenë që ky koeficionet të jetë 3.2, por që i njëjti nuk
kishte kaluar në komisionin Parlamentar për Administratë Publike.

“Herën e parë
kur ka qenë Ligji i Pagave në diskutim në Kuvend, kam thënë se duhet të
trajtohet me prioritet edhe infermierët, pra të gjithë punëtorët shëndetësor,
dhe punëtorët mbështetës në kuadër të sistemit shëndetësor. Kam bërë një
propozim, ku kam kërkuar që koeficienti për ta 3.2, mirëpo nuk ishte marrë në
konsideratë nga komisioni Parlamentar për Administratë Publike, në fund u është
bërë një padrejtësi e madhe infermierëve, por besoj shumë që kjo padrejtësi do
të përmirësohet me Ligjin për Paga dhe në këtë propozimin për buxhetin e kam
planifikuar edhe rritjen e pagave për infermierëve por edhe të kategorive tjera
në kuadër të sektorit shëndetësor”, tha Haxhiu, teksa shtoi se me Ligjin e
Pagave do të rregullohet puna e integruar në kuadër të sistemit shëndetësor,
pasi sipas tij, deri më tani ka pasur një mospërputhje në angazhimet të
punëtorëve shëndetësor.

Teksa ka folur për
Ligjin për Paga, Haxhiu thotë se i njëjti mandatin e kaluar ka kaluar në
komisionin për Shëndetësi, por që i njëjti nuk kishte kaluar në komisionet
tjera. Për këtë, ai pret që këto amandamnete të marrin përkrahje nga kolegët
tjerë.

“Ne në
Komisionin për Shëndetësi kur ka qenë Ligji i Pagave, kemi pasur një unanimitet
sa i përket çështjes së organizimit edhe kategorizimit të punëtorëve
shëndetësor. Mua më vjen keq që ai propozimi jonë që është marrë dhe votuar në
Komisionin për Shëndetësi, nuk është implementuar më pastaj në Komisionin për
Administratë Publike dhe nuk është votuar në Kuvend, sepse pothuajse shumica e
kolegëve kemi qenë unanim sa i përket kësaj çështjeje dhe kategorizimit por
edhe të vlerësimit të punës së profesionistëve shëndetësor”, u shpreh ai,
raporton EO.

“Ligjet në tërësi që i ka dorëzuar Qeveria deri më tani, janë në shpërputhje me atë që i ka premtuar. Në shëndetësi nuk po shohim asnjë përmirësim, as në aspektin e organizimit legjislativ, e pra mos të flasim për menaxhimin”.

You may also like