Hasenhuttl tremb Liverpool: I kemi hequr 4 pikë City, të tregojmë sa vlejmë

by admin
Spread the love

Pasi ka ndalur 2 herë këtë sezon Manchester City në Premier League, Southamptoni i Ralph Hasenhuttl kërkon që të ndalë edhe Liverpool:

“E di që Klopp do të bëjë gjithçka për të fituar këtë takim. Mendoj që është diçka fantastike për Premier League që të ketë një garë kaq të fortë për titullin kampion. Të gjithë janë të elektrizuar nga kjo betejë dhe ne do të jemi pjesë e duelit.

City kundër nesh ka humbur 4 pikë, ndërsa Liverpool na mundi në ndeshjen e parë, prandaj duam të tregojmë edhe një herë se jemi konkurrues përballë një skuadre të madhe.

Ky është titulli më i rëndësishëm sepse është më i vështirë për tu arritur. Të qëndrosh në krye për 38 javë është më e vështirë se të fitosh Champions League”, ka thënë trajneri i “shenjtorëve” në prag të ndeshjes së nesërme kundër “të kuqve”. / Oversport.tv

Foto: Southampton FC Facebook

You may also like