Harry Kane: Ne nuk jemi kurrë të lumtur kur nuk fitojmë

by admin
Spread the love

Sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane, tha pas barazimit 2-2 ndaj Arsenalit se bavarezët nuk janë kurrë të lumtur kur nuk fitojnë.

“Ishte një ndeshje e vështirë. Sigurisht, ne nuk jemi kurrë të lumtur kur nuk fitojmë. Kishim një shans të madh për të kaluar në epërsi 3-1, por Sane nuk realizoi për fat të keq,” tha Kane.

“Arsenali është në formë shumë të mirë dhe nuk është rastësi që janë përfshirë në luftën për titullin e Premierligës. Ata janë në krye të ligës për një arsye”, shtoi sulmuesi.

“Jam i lumtur që arrita të shënoj. E kisha studiuar portierin e Arsenalit. Pashë reagimet e tij në ndeshjen kundër Portos dhe kjo e bëri më të lehtë për mua.”

“Për mua, përvoja në Gjermani është e mahnitshme. Të shoh një kulturë të ndryshme dhe një ligë tjetër.”

“Është pak e çuditshme, nëse jam plotësisht i sinqertë, që Thomas Tuchel do të largohet nga ne në fund të sezonit. Gjithçka që mund të them është se ai dha gjithçka në çdo seancë stërvitore”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/

 

You may also like