Haradinaj mesazh për liderët: Fushatën në të ardhmen ta bëjmë me oferta e pa kacafytje

by admin
Spread the love

Kandidati për kryetar të komunës
së Prishtinës nga AAK-ja, Daut Haradinaj, në ditën e fundit të fushatës ka zhvilluar
një marsh nëpër sheshet e kryeqytetit, raporton Ekonomia Online.

Fillimisht ai është ndalur të
sheshi “Ibrahim Rugova”, për të vazhduar më pas të sheshi “Zahir Pajaziti”, te memorialët
“Heroinat” dhe “New Born”.

Me këtë rast ai pati një mesazh për
liderët politik, duke kërkuar që fushatat 
në të ardhmen të bëhen me oferta konkret e pa kacafytje e fyerjeje.

 “Ne ishim sot te presidenti historik Rugova,
pastaj vazhduam nëpër shesh e deri te shtatorja Zahir Pajaziti dhe i nderuam
Heroinat e Kosovës. Tash jemi te New Born dhe nënkupton lindje e re për
Kosovën. Ju ftoj që me 17 të japim kontributin e përbashkët dhe mendoj që kemi
me qenë një prej brezave që do të mbahet në mend për historinë e kryeqytetin
tonë”.

“Ne e kemi pasur një fushatë të
quajtur derë me derë dhe kemi shkuar nëpër çdo lagje jemi munduar tua
shpjegojmë që programin tonë qytetarëve dhe me ofruar një listë elitare dhe
kemi bërë një punë të jashtëzakonshëm. Ky është një mesazh edhe për liderë
nacional që fushatat e tjera t’i bëjnë me ofertë dhe jo me përlarje dhe
kacafytje”.

You may also like