Haradinaj: Kurti është mashtrues, po krijon kaos dhe po ia përgatit vetës dorëheqjen

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit Albin Kurti për energjinë elektrike.

Në një intervistë Haradinaj ka thënë se Kurti është mashtrues, dhe sipas tij po krijon kaos dhe po ia përgatit vetës dorëheqjen.

“ Është kohë bukur e vështirë. Unë i kam tërheq vërejtjen Kryetarit të Qeverisë gjatë verës për vështirësitë në energji. Jo serioze është sjellja e tyre. Ministrat me dal më asi deklaratash nuk është serioze. Na e paguajmë, rrymën në veri dhe nuk ka dal më tregu sa harxhojnë ato fabrikat atje të kriptovalutave. Nuk bahet duke ju tregu çka me hekë e çka jo njerëzve”, tha Haradinaj.

You may also like