Haradinaj-kryeministrit: Eja në Kuvend na informo, sa të ndjekin gazetarët në traktor

by admin
Spread the love

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, i ka thënë kryeministrit Albin Kurti se duhet të vijë në parlament dhe të japë informata, dhe të mos detyrohen gazetarët ta ndjekin nëpër ara për të marrë përgjigje nga ai.

“Një temë si dialogu, ndjeshmëria e kësaj teme e obligon kryeministrin çdo herë para vendimeve të caktume me e konsultuar Parlamentin. Paraprakisht me e informuar, dhe me e konsultuar”.

“Duhet të japë sqarime kryeministri për këtë dhe më së miri është me i dhanë në parlament, jo me e ndjekë gazetarët në traktor”.

“Me i tregu Kosovës se çka është puna e këtyre dokumenteve – një dokument franko-gjerman, dikujt tjetër ia ka borxh kryetari i qeverisë me i kallëzuar Parlamentit se çka është kjo punë”.

Haradinaj foli edhe më tutje për punën e dokumentit, duke thënë që me dijeninë e tij ekziston vetëm një i tillë – ai amerikano-evropian.

“Sipas meje, nuk ka dokument franko-gjerman, pra nuk ka. Është ajo loja e njohur e spekulimeve që I bëjnë në kuzhinat e caktuara. Ka vetëm një dokument, amerikano-evropian, sipas meje po flas, dhe kushdo që vjen nga institucionet ndërkombëtare e përfaqësojnë të njëjtin dokument, – munden me qenë francezë, gjermanë, sllovakë”.

“Unë e di që është vetëm një, dhe po ashtu ajo që më habit është se pse ne ende po shpresojmë që do të arrijmë sukses në këtë nivel të dialogut. E cili është ky nivel? I Lajçakut, i të ngarkuarve por ende jo i vendimmarrësve”.

You may also like