Haradinaj: Figura e Rugovës përjetësisht e respektuar

by admin
Spread the love

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur përjetësisht të respektuar figurën e presidentit historik Ibrahim Rugova, shkruan EkonomiaOnline.

“Në
ditëlindjen e tij, me të drejtë e quaj fat për mua të isha bashkëpunëtor i
Presidentit Rugova, saktësisht në vitet e para të lirisë, atëherë kur kishte
shumë probleme e tema pakufi”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Rugovën e kanë
kujtuar shumë përfaqësues politikë e intelektual.

“Duke kujtuar idetë, qëndrimet, vendosmërinë por edhe mbështetjen e tij në kohën kur ballafaqohesha me drejtësinë ndërkombëtare, figura e Presidentit Historik Ibrahim Rugova, mbetet përjetësisht e respektuar”, shkruan Haradinaj në kujtim te ish-Presidentit të ndjerë.

You may also like