Haradinaj: 14 milionë euro në vit është dëmi i shkaktuar Policisë nga Kurti

by admin
Spread the love

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se dëmi që qeveria Kurti ia ka shkaktuar Policisë së Kosovës është rreth 14 milionë euro për një vit.

Haradinaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se mos-miratimin e Ligjit për Paga, dëm i madh u është shkaktuar të gjithë sektorëve.

“Dje sqaruam dëmin që iu bë personelit shëndetësor. Por, qeveria Kurti me mosmiratimin e Ligjit të Pagave u ka shkaktuar dëm të gjithë sektorëve në vend. Ata që janë përgjegjës për rendin dhe qetësinë e shtetit tonë, Policia e Kosovës, është dëmtuar mbi 14 milionë euro për një vit. Përderisa kjo qeveri po mburret se janë rritur të hyrat buxhetore, përse po i varfëron policët tanë?”, ka shkruar Haradinaj.

Gjatë ditës së djeshme, Haradinaj ka kalkuluar edhe dëmin që sipas tij i është shkaktuar sektorit shëndetësor. Ai ka llogaritur se ky dëm është rreth 25 milionë euro.

You may also like