Hapet qarkullimi në aksin Kardhiq-Delvinë, ministrja Mirela Kumbaro e sjell bregun fare afër

by admin
Spread the love

Ditën e sotme, është hapur qarkullimi i aksit rrugor të shumëpërfolur Kardhiq-Delvinë, ku ndërtimi i këtij aksi, do të afrojë dy qytetet Sarandën dhe Gjirokastrën.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, shkruan se kjo rrugë e re që nga sot, do të jetë e hapur për gjithë qytetarët, duke e sjellë bregun fare afër.

“U tha, u bë! Mirëmëngjes me udhëtimin nga Gjirokastra në Delvinë, e përtej në Sarandë me rrugën e re që nga sot do të jetë e hapur për gjithë qytetarët duke e sjellë bregun fare afër”, shkruan Kumbaro.

You may also like