Hapet Panairi i Turizmit dhe Sportit (VIDEO)

by admin
Spread the love

Të enjten është hapur Panairi i Turizmit dhe Sportit në Prishtinë.

Ngjarja u bë e mundur për të 18’tin vit më radhë,  nga Organizata Kongres në bashkëpunim me Oden e Hotelerisë dhe Turizmit, dhe do të rri i hapur për dy ditë.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi theksoi se aktivitet sportive që zhvillohen në Kosovë dhe jashtë saj, kanë ndikim të drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit.

Krahas bizneseve vendore, këtu u prezantuan edhe produkte dhe oferta nga vendet e rajonit si Shqipëria, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut.

I pranishëm aty ishte edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, si dhe ministrja e Industrisë, ndërmarrësisë e Turizmit, Rozetë Hajdari.

Rama vlerësoj se kjo ngjarje mundëson krijimin e lidhjeve të reja ndërmjet bizneseve.

Kurse, Hajdari theksoi se dikasteri që ajo drejton,  turizmin e ka prioritet kyç.

 

You may also like