Hapet Europa, nuk kërkohet green pas dhe test covid/ Italia heq vaksinimin me detyrim

by admin
Spread the love

Evropa thuajse është hapur e gjitha për turistët, edhe për ata që nuk janë vaksinuar, pasi nuk kërkohet më një green pass apo një test negativ covidi.

Italia ishte vendi i fundit në Evropë që njoftoi se nga 1 qershori heq të gjitha kufizimet për turistët.

Tashmë kushdo që dëshiron të shkojë Itali nuk duhet ketë më një green pass me vete dhe as ta tregoj atë tek autoritetet atje. Ndërkohë, në 15 qershor bie dhe detyrimi për të mbajtur maskë në kinema, teatro dhe spektakle të mbyllura. Por ajo mund të vazhdojë të kërkohet për transportin, të paktën në distanca të gjata

Vende të tjera të cilat kanë hequr kufizimet për të huajt janë edhe Greqia, vendimi ka hyrë në fuqi që më një maj, megjithëse mbajtja e maskave është ende e detyrueshme në ambiente të mbyllura.

Po ashtu edhe gjermania nga 1 qershori do të heqë kufizimet për turistët dhe kjo do të zgjasë si fillim të paktën për muajt e verës.

Ndërsa Franca për të gjithë ata që janë të pavakinsuar kërkon ende një test negativ të covid i 72 orëve të fundit.

Edhe Mbretëria e Bashkuar tashmë është e hapur për të gjithë pa asnjë lloj kufizimi.

Listës së vendeve pakufizime i bashkohet edhe Spanja, Austria, Belgjika, bullgaria, Kroacia, Çekia, Danimarka, Hungaria, Islanda, Irlanda, Letonia, Lituania, Portugalia, Mal i Zi, Norvegjia, Serbia, Sllovenia, Suedia, Zvicra.


Top Channel

You may also like