Hapet edhe një qendër për testim për COVID-19

by admin
Spread the love

Është hapur edhe një qendër për testim ndaj COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, përmes një postimi në Facebook.

Ai thotë se duke parë që ditëve të fundit është rritur numri i rasteve me COVID-19, kjo ka ndikur në rritjen e kërkesës për testim për COVID-19

Postimi i plotë:

Hapet edhe një qendër për testim për COVID19

Duke parë që ditëve të fundit është rritur numri i rasteve me COVID19 që ka ndikur në rritjen e kërkesës për testim për COVID19.

Javën e fundit kemi pasur 300-400 kërkesa për testim,

Nga sot e kemi hapur edhe një qendër për testim në QMF IV në Xhemail Ibish.

Orari: Qendra në AMF në Qendrën e Studentëve – E hënë – diel – Orari: 08.00-16.00,

Qendra në QMF IV, Xhemail Ibish – E hënë e premte – Ora: 8.00-15.00

You may also like