Hap fals i Bayer Leverkusen, “kërcënojnë” RB Leipzig dhe Freiburg

by admin
Spread the love

Bayer Leverkusen nuk ia ka dalë të fitojë në transfertë kundër Bochum, edhe pse fitoi një penallti dhe e shpërdoroi diaby. Kjo sfidë përfundoi në barazim 0-0 dhe “Aspirinat” shohin t’u afrohet pranë RB Leipzig, me një pikë më pak.

“Demat” mposhtën një rival direkt si Hoffenheim me rezultatin 3-0 dhe gjithçka e zgjidhën në 45 minutat e para të ndeshjes. RB Leipzig e nisi ndeshjen në mënyrë fantastik, pasi Nkunku e zhbllokoi ndeshjen në minutën e pestë.

Pas 15 minutash u realizua edhe goli i dytë, këtë herë me autor Halstenberg. RB Leipzig e dinte shumë mirë se ka edhe shumë minuta lojë dhe një gol tjetër duhej për ta arkivuar ndeshjen. Szobozlai ishte ai që ndëshkoi Hoffenheim dhe i dha edhe goditjen finale.

Fitore me shumë vlera mori edhe Freiburg, që mbetet në garë për një vend në Champions, madje ndaj një kundërshtari si Eintracht Frankfurt në transfertë. Ish-ekipi i Amir Abrashit fitoi me rezultatin 2-1 dhe ishte Petersen, ai që realizoi golin trepikësh pasi kishin shënuar më parë Grifo e Kostic. / oversport.tv

BUNDESLIGA – JAVA 29

Bochum-Bayer Leverkusen 0-0

Eintracht Frankfurt-Freiburg 1-2
Shënues:
Kostic 54’ / Grifo 27’, Petersen 69’

RB Leipzig-Hoffenheim 3-0
Shënues:
Nkunku 5’, Halstenberg 20’, Szobozlai 44’

Foto: RB Leipzig, Twitter

You may also like