Hamsik me rol drejtuesi te Napoli? Agjenti i lojtarit jep deklaratën e bujshme

by admin
Spread the love

Martin Petras, agjenti i ish-mesfushorit të Napolit, Marek Hamsik ka dhënë një intervistë për “Radio Kiss Kiss Napoli”. Ai foli për një rikthim të mundshëm të ish-kapitenit tashmë jo më me fanellën e futbollistit, por me një tjetër kostum.

“Kthimi te Napoli si drejtues? Jemi duke folur për këtë gjë prej një kohe të gjatë dhe të gjithë duan që të ndodhë. Te Trabzonspor ishin të gatshëm t’i ofronin një kontratë të re 3-vjeçare në mënyrë që ta mbanin në Turqi. Atij i pëlqen si gjë, por duhet të marrë një vendim në qetësi.

Hamsik pëlqehet nga të gjithë po ashtu dhe nga trajneri i Sllovakisë Calzonai cili i ka ofruar një rol në Kombëtare. Nga ana tjetër ka edhe një kërkesë nga gruaja e tij e cila i ka thënë që të kthehet në shtëpi” – tha agjenti Martin Petras. /Oversport.tv

Foto: Trabzonspor, Facebook

You may also like