Hamilton kërkon të harrojë disfatën, nuk e ndjek më në rrjetet sociale llogarinë e Formula 1

by admin
Spread the love

Të humbasësh titullin në garën e fundit të sezonit dhe për më tepër në xhiron e fundit të sajën teksa ke qenë pjesën më të madhe duke e udhëhequr Çmimin e Madh të Abu Dhabi, me patjetër duhet t’i ketë lënë shenjë Lewis Hamilton.

Dhe, në fakt kjo duhet të ketë ndodhur edhe pse britaniku është munduar ta fshehë duke përgëzuar Max Verstappen për titullin, sërish britaniku ka lënë gjurmë duke qenë se nuk është paraqitur në ceremoninë e organizuar nga FIA, ndërsa së fundmi ka vendosur të mos e ndjekë më në llogarinë e tij në Instagram, Formula 1.

Një gjest inati, ndërsa duket se 36-vjeçari kërkon të harrojë episodet e fundit dhe të shfrytëzojë kohën e lirë për t’u marrë me diçka tjetër veç shpejtësisë dhe debateve se kush e meritonte triumfin final.

Sakaq, interesante është edhe fakti se në rrjetet sociale, Hamilton ndjek të gjithë kolegët e tij pilotë, përveç Max Verstappen rivalit të tij më të madh në sezonin e fundit, teksa të dy shpeshherë tejkaluan edhe limitet duke u përplasur.


Top Channel

You may also like