Hamasi sulmon Izraelin/ Të paktën 22 të vdekur! Netanyahu: Jemi në luftë! Urdhërova mobilizimin e gjerë të rezervistëve

by admin
Spread the love

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendi është “në luftë” pas sulmit të befasishëm nga Hamasi të shtunën herët në mëngjes.

“Qytetarë të Izraelit, ne jemi në luftë, jo në një operacion apo në raunde, por në luftë. Këtë mëngjes, Hamasi filloi një sulm të papritur vrastar kundër shtetit të Izraelit dhe qytetarëve të tij.  Unë mblodha krerët e institucionit të sigurisë dhe urdhërova, para së gjithash, që të pastrohen komunitetet që janë infiltruar nga terroristët. Kjo aktualisht po kryhet. Në të njëjtën kohë, kam urdhëruar një mobilizim të gjerë të rezervistëve dhe që ta kthejmë zjarrin në një plan përmasash që armiku nuk e ka ditur. Armiku do të paguajë një çmim të paprecedentë. Ndërkohë, u bëj thirrje qytetarëve të Izraelit që t’u përmbahen rreptësisht direktivave të IDF dhe Komandës së Frontit të Brendshëm. Jemi në luftë dhe ne do ta fitojmë”, tha ai.

Të paktën 22 persona janë vrarë në sulmin e papritur të nisur nga grupi militant Hamas të shtunën në mëngjes, sipas shërbimit të shpëtimit të Izraelit Magen David Adom.

MDA tha se janë raportuar më shumë se 250 të plagosur përfshirë edhe 22 personat që vdiqën.


Top Channel

You may also like