Hamasi i merr peng disa ushtarë dhe civilë izraelit – Shqip

by admin
Spread the love

Hamasi ka marrë dhjetëra pengje gjatë luftimeve me Izraelin.

Siç mëson BBC-ja, pengjet janë ushtarë dhe civilë të cilët Hamasi i ka izoluar në disa qytete të vogla pranë Rripit të Gazës ndërsa të tjerë janë kthyer në Gaza.

Kujtojmë se prej kur Hamasi nisi sulmet ndaj Izraelit mëngjesin e së shtunës, janë vrarë 40 izraelit dhe janë plagosur rreth 780 të tjerë.

Ndërsa, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e ShBA-së, Joe Biden, i cili ka thënë se ShBA-ja e mbështet plotësisht të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur.

 

You may also like