Halloween-i për ata që përtojnë të gjejnë kostum mund të realizohet në kushte shtëpie shumë thjeshtë

by admin
Spread the love

Halloween nuk ka qenë përherë shumë i festuar në Shqipëri, por me kalimin e viteve dhe ndikimin e ‘Instagram’ e kulturës perëndimore, është përvetësuar si një festë goxha entuziazmuese, sidomos mes të rinjve.

Nëse jeni të ftuar në një festë dhe akoma nuk e ke gjetur veshjen tënde, ose nëse bindesh për të lëvizur nga shtëpia në minutë të fundit, kemi ne ca zgjidhje për ty.

Po të jesh pak e mirë me grimin  ose njeh dikë që është, gjithë talentin shkrije në fytyrë dhe veshja mund të jetë më e thjeshta, po do e ketë impaktin që duhet.

Nëse je kreativ mund të sajosh një kostum shumë të veçantë me gjëra që të gjenden në shtëpi, si në fotot më tej.

Dhe në rast tjetër, mjaft të marrësh një fashë ta lidhësh në fytyrë, një lapustil dhe ke krijuar grimin e një vajzë që adhuron operacionet plastike.

You may also like