Hallaçi: Ky është Kukësi im! E ardhmja? Jam pjesë e familjes, do të flas me presidentin

by admin
Spread the love

Trajneri i Kukësit, Rraman Hallaçi ka folur për Oversport pas fitores përballë Laçit.

“Jam shumë i kënaqur për këtë fitore, sepse donim që të mbyllnim vitin me fitore, ndonëse nuk na pëlqen renditja. Shpresoj që të jetë një pikënisje, sepse kemi objektiva të qarta. Skuadra është ndërtuar për të qenë në krye. Skuadra ka bërë mirë sot, ka treguar karakter dhe grintë dhe jam shumë i kënaqur.

Na pret një rrugë e gjatë, kemi edhe Kupën, sepse Kukësi synon trofe. Mund të lëvizim në merkato, që të shtojmë vlerat e kësaj skuadre. Mendoj që në këtë kohë të shkurtër jemi munduar që të rikuperojmë disa gjëra.

Kukësi i Hallaçit? Po, skuadra luajti mirë në pjesën  e dytë ndaj Partizanit dhe sot. Nëse vazhdojmë me këto ritme skuadra mund të ngjitet në renditje. Merkato? Mund të ketë disa largime dhe do të shohim se ku kemi nevojë. Por kemi edhe organikë të mirë, që nuk kanë pasur shumë mundësi aktivizimi. Jam i kënaqur me skuadrën dhe besoj se Kukësi është një skuadër e vërtetë.

Në janar akoma në pankinë? Unë jam i familjes këtu. Kam marrë pjesë edhe në merkato, kam qenë të skuadra U21 do të flasim me drejtuesit dhe të shohim se çdo të ndodhë në të ardhmen. Më e vështirë puna e trajnerit se e kapitenit, por është shumë e bukur”, ka thënë trajneri i Kukësit. / Oversport.tv

You may also like