Halla e tij në gjendje të…

by admin
Spread the love

‘Është apo jo i sëmurë Luiz Ejlli?’, kjo është pa dyshim tema e ditës në thuajse çdo tavolinë familjare apo zyrë, si edhe një nga lajmet kryesore në mediat rozë. Kjo temë ka trazuar ujërat jo vetëm në shtëpinë e Big Brother VIP, por edhe në besimin që njerëzit kanë te ky program, pasi nuk dinë se kujt t’i besojnë.

Kjo pas puntatës së të martës, kur Luizi përgënjeshtroi lajmin se vuan nga një sëmundje e rrallë, duke deklaruar se ka treguar historinë e shokut të tij. E menjëherë pas kësaj deklarate, ai është nisur drejt spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ ku është vizituar e ka marrë përgjigjet e analizave brenda natës, ku sipas asaj që deklaroi mjekja, këngëtari gëzon shëndet të plotë.

Por përgjigjja e shpejtë e analizave ka ngritur dyshimet se kjo mund të jetë një lojë dhe ai është vërtetë i sëmurë. Lidhur me këtë temë ka folur gazetarja Denada Lura në emisionin e mëngjesit në ‘RTV Ora’. Lura ka deklaruar se para se të futej në shtëpinë e Big Brother VIP ai ka qenë i sëmurë dhe këtë lloj sëmundje të rrallë e ka pasur dhe i ati i tij i ndjerë dhe halla e tij.

“Unë besoj se ai është i sëmurë. Ai nuk ka thënë kurrë që ka një tumor, siç po përflitet apo siç e tha produksioni. Ai ka thënë se ka një sëmundje të rrallë, kanë thënë se e ka patur dhe babai i tij i ndjerë e që mund ta ketë dhe halla e tij që ishte në gjendje shumë të rëndë.

Shumë personazhe të njohur e kanë marrë vesh që ai ishte i sëmurë dhe po thonin se si do të futet ai në BBV duke qenë se bëjnë një sërë analizash për të hyrë aty. Megjithatë ato analiza që bëhen aty nuk janë të duhurat për të nxjerrë nëj sëmundje të rrallë siç mund të jetë ajo e Luizit,” tha gazetarja.

You may also like