Halili konfirmon Shehin: Do jetë pjesë e Tiranës, ky është titulli i skuadrës dhe stafit

by admin
Spread the love

Presidenti i Tiranës, Refik Halili nuk e fsheh gëzimin për titullin e radhës që ka fituar skuadra që ai drejton. Në emisionin “Gol pas Goli”, numri një i bardhebluve konfirmon Orges Shehin, si trajner edhe për sezonin e ardhshëm.

“Presidenti ka 0%, meritën e ka skuadra e stafi. Unë nuk kam bërë asgjë. Cili trofe është më i bukur? Çdo trofe ka vlerën dhe bukurinë e vet, ka gjithë sakrificën e bërë nga futbollistët. Unë i jam mirënjohës çdo futbollisti për kontributin që kanë dhënë. Jam shumë i lumtur me këtë grup futbollistësh, siç kanë qenë edhe grupet e tjera.

Por ky ka qenë një kampionat i vështirë dhe shumë i bukur dhe kjo është meritë edhe e Tefik Osmanit e Orges Shehit. Këtë fitore ia dedikoj tifozëve familjes sime, familjes së madhe “bardheblu”, futbollistëve dhe familjeve të futbollistëve.

Shehi do të jetë pjesë e skuadrës sonë, kjo është e padiskutueshme, kemi gjetur një marrëveshje të shpejtë pasi të dy ne duam ta çojmë këtë skuadër sa më lartë. Unë i falenderoj shumë të gjithë”, ka thënë presidenti Halili. / Oversport.tv

You may also like