Halili i falenderon të gjithë: Skuadra do të shkojë në Europë kështu siç është  

by admin
Spread the love

Pas fitimit të titullit kampion ka folur për Supersport edhe Presidenti i Tiranës, Refik Halili. Ai u shfaq shumë i emocionuar përpara kamerave, ku nuk i kurseu as elozhet për lojtarët dhe trajnerin Shehi, ndërsa zbuloi edhe se ku do të zhvillohet festa për trofeun e fituar.

LOTËT- “Ishin lot gëzimi. Fituam titullin sot, jemi të gjithë të lumtur, unë dhe familja ime. Gjej rastin të falënderoj edhe bashkëshorten që nuk ka ardhur kurrë në stadium. Gjej rastin të falënderoj tifozët dhe të gjithë skuadrën. Sot kjo ndeshje na shijoi shumë sepse luajtëm me rivalin e përhershëm.

Trajneri Shehi ka qenë një prind i dytë për çdo futbollist. Falenderoj Osmanin, që zgjodhi futbollistët bashkë me stafin. Jemi të lumtur që i shtuam dhe një trofe. Falenderoj tifozët që gjejnë mundësinë dhe bëjnë sakrifica për të mbështetur klubin e zemrës”.

VAZHDIMËSIA- “Ne shpresojmë që në vitet e ardhshme, të jemi skuadër e kujdesshme. Jemi lehtësuar shumë nga të shkuarat, ku kemi pasur një mal me probleme financiare të trashëguar. Tani i kemi hedhur mbas shpine ato. Kemi dhe pak punë për ti çuar gjërat në 0-0. Do të bëjmë më të mirën”.

SHITJET E LOJTARËVE- “Mund të kemi edhe lëvizje, por nuk do t’i bëjmë ne. Nëse ndonjë futbollist nuk do të ketë dëshirën të qëndrojë, do ta bëjë zgjidhjen vetë. E gjithë skuadra do të jetë prapë dhe do të shkojë në Kupat e Europës kështu siç është”.

FESTA- “Shpresoj që festën e madhe ta bëjmë tek “Sheshi Skënderbej”. Do të bëjmë një festë madhështore. I takon këtij klubi kaq të madh, që të bëj një festë spektakolare”.

ORGES SHEHI- “Ka qenë një prind i dytë, e ka menaxhuar në mënyrë të shkëlqyer skuadrën. Ka qenë njeri i kujdesshëm. Një komunikim prej mjeshtri. Gjithë merita i takon atij”. /oversport.tv

You may also like