Haland dhe dëshira për “Topin e Artë”: Nuk do e fitoj dot kurrë nëse Mesi…

by admin
Spread the love

Erling Haland mendon se e vetmja mënyrë që ai të mundë të fitonte “Topin e Artë” është vetëm nëse Lionel Mesi do të pensionohej nga futbolli.

Sulmuesi i Mançester Sitit pati një sezon debutues të jashtëzakonshëm më “qytetarët”, ku arriti të shënojë 52 gola në të gjitha kompeticionet, për të ndihmuar skuadrën e tij të fitonte tripletën e famshme. Megjithatë, norvegjezi nuk arriti të fitonte dot “Topin e Artë”, duke u renditur i dyti pas yllit të Argjentinës dhe Inter Majemi, Lionel Mesit.

Kur u pyet për këtë çështje në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes më Kopenhagën në Ligën e Kampioneve, ai u shpreh:

“Pyetje e bukur! Nuk e di. I kam fituar të gjitha dhe jam vetëm 23 vjeç, prandaj dua t’i fitoj përsëri. Mesi është më i miri i historisë së futbollit. Ndoshta duhet të pensionohet njëherë ai që të mund t’i zë vendin.”

Mançester Siti do të luajë në shtëpi me Kopenhagën ditën e nesërme, takim i vlefshëm për kualifikueset e 1/16 të Ligës së Kampioneve. Haland për momentin qëndron në kuotën e 5 golave në këtë kompeticion në edicionin aktual dhe tenton t’i shtojë edhe më shumë “arsenalit” të tij në këtë takim.

PANORAMASPORT.AL

You may also like