Hakaj: Kualifikimi në finale na ka dhënë forcë, ta mundim Partizanin

by admin
Spread the love

Esin Hakaj dëshiron shumë që Vllaznia e tij të triumfojë kundër Partizanit, sikurse bënë edhe në Kupën e Shqipërisë kur siguruan finalen për sezonin e dytë radhazi.

Anësori i majtë, para mediave ka deklaruar: “Urojmë ta kalojmë me fitore. Kupa na çoi në një finale që mund ta fitojmë një trofe. Në kampionat na iku mundësia. Nëse fitojmë jemi në kupat e Europës”.

I pyetur në lidhje me formën e tij, Hakaj shtoi: “Çdo gjë deri tani ka qenë mirë për mua personalisht, shpresoj të vazhdoj kështu”.

“Partizani ka pasur shumë ndryshime në ekip, te Vllaznia mund të them se kalimi në finalen e Kupës na ka dhënë një forcë më shumë që të arrijmë edhe nesër një fitore”.

“Shpresoj që të jenë ashtu sikurse ishin edhe në Kupë. Do mundohemi të japim shumë më shumë, që ta mbyllim me fitore”, përfundoi Esin Hakaj. / oversport.tv

You may also like