‘Haiiiii’, momenti kur Kiara sheh Luizin të zhveshur në dush (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Vëllai i Madh i sprovon banorët gjatë javës me prova të ndryshme, në mënyrë që ata të sigurojnë buxhetin financiar për t’u ushqyer e për të blerë gjërat që ata dëshirojnë. Gjatë kësaj jave, banorët janë ndarë në çifte dhe duhet të kujdesen për ‘bebi Arbanën’.

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë një nga çiftet, teksa ashtu siç edhe pritej, nuk kanë munguar as batutat mes të dyve, si edhe momentet intime e të ngrohta, ku Kiara dhe Luizi kanë shkëmbyer edhe puthje (jo në buzë) dhe përqafime.

Gjatë kohës që bebi po flinte gjumë, Luizi u fut në dush për t’u larë dhe gjatë kësaj kohe, ai bisedonte edhe me Kiarën. Vëllai i Madh kërkoi që ai të kishte edhe mikrofonin në dush, në mënyrë që të dëgjohej biseda mes tyre.

Luizi i kërkoi mikrofonin Kiarës meqë ishte brenda në dush. Moderatorja u afrua në banjë për t’ia dhënë mikrofonin dhe në ato momente bëri një reagim, që dukej sikur e kishte parë tërësisht lakuriq këngëtarin. ‘Aiii’-u dëgjua të thonte Kiara.

You may also like