Habit Ylli Manjani: Elisa Spiropalin e besoj më shumë se zonjën Kim

by admin
Spread the love

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ai tha se kur shefat e ambasadores Yuri Kim të ketë dënuar ministrin e brendshëm taleban dhe të kenë dënuar marrjen e pushtetit pa zgjedhje nga talebanët, me të cilët Amerika luftoi me armë për 20 vjet, vetëm atëherë mund ti besojë ata.

REAGIMI I MANJANIT:

“Shefat e zonjës Kim do filloj ti besoj pasi të kenë dënuar ministrin e brendshëm taleban i cili është në kërkim ndërkombëtar nga vetë Amerika.

Të kenë dënuar marrjen e pushtetit pa zgjedhje nga talebanët, me të cilët Amerika luftoi me armë për 20 vjet.

Vetëm atëherë mund të filloj ti besoj ata, shefat aktualë të zonjës Kim. Këtë të fundit që flet në vetën e parë këtu sigurisht që skam ndërmend ta besoj, edhe sikur cirk të bëjë.

Ajo mbetet ministre e propagandës së qeverisë. Elisa Spiropalin e besoj më shumë se zonjën Kim.

Ndërkohë, nëse e kanë problem sistemimin e Lulit pasi ta shkarkojë formalisht partia e vet, le ta sistemojnë si përkthyesit Afganë… I ndihmon edhe Rama për këtë çështje…”, ka shkruar Manjani.

You may also like