Habit Berlusconi: Dua titullin kampion me Monzën

by admin
Spread the love

Monza e cila erdhi nga Serie B, e nisi kampionatin aktual jo në mënyrë të mirë. Klubi Brianzas, u gjend fillimisht në vendin e fundit të renditjes së Serie A, por javë pas jave ata arritën të dalin nga zona e ftohtë dhe tani gjenden në vendin e 14-të. Presidenti i klubit, Silvio Berlusconi, foli për situatën që gjendet ekipi dhe pritshmërinë e tyre, madje duke treguar edhe një ëndërr që ka.

“Ne jemi të sigurt që do të ofrojmë një lojë speciale.” – tha fillimisht numri një i Monzës. “Galliani është shumë ambicioz dhe dëshira e tij e madhe është që të fitojmë kampionatin.”

“Ky ka qenë një vit i mrekullueshëm. Bëmë mrekullinë që shkuam në Serie A dhe nuk do të ndalemi. Le t’i kalojmë këto pushime dhe pastaj të kthehemi në fushë.” – përfundoi ish-Presidenti i Milanit. /oversport.tv

Foto: AC Monza, Facebook

You may also like