Haaland arsyeja e krisjes, Lewandowski i zhgënjyer nga Bayern Munich

by admin
Spread the love

Jo vetëm oferta financiare për të rinovuar ka pasur ndikim. Robert Lewandowski është ndjerë i zhgënjyer nga Bayern Munich edhe për diçka tjetër.

“Mundo Deportivo” shkruan se sulmuesi polak nuk është ndjerë aspak mirë nga lajmet që lidhnin bavarezët me Erling Haaland.

“Bild” ka raportuar se Bayern Munich ka biseduar për sulmuesin norvegjez, për të cilin Manchester City ka rënë dakord me Borussia Dortmund dhe pritet të finalizohet transferimi.

Lewandowski, i cili në Bundesliga ka shënuar më shumë se Haaland, nuk e ka pritur mirë lëvizjen e Bayern Munich dhe në verë tenton të largohet, edhe pse kampionët e Gjermanisë janë të prirur të refuzojnë çdo ofertë. / oversport.tv

Foto: FC Bayern Munchen, Facebook

You may also like