Guliev: Maqedonia e Veriut e merr kryesimin e OSBE-së në kohë të vështira

by admin
Spread the love




Nënkryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Azaj Guliev, në intervistën për MIA, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut do të përballet me sfida të mëdha gjatë kryesimit të radhës së OSBE-së. Ai mendon se për të pasur sukses duhet që të caktohen prioritetet dhe të arrihen qëllimet në aspektin e sigurisë.

“Vendosja e qëllimeve në dimensionin politiko-ushtarak, si dhe dimensioni ekonomik-mjedisor dhe njerëzor dhe fokusimi në ofrimin e disa historive të suksesit që do të konfirmojnë vlerat e OSBE-së dhe rëndësinë e qëndrueshme të multilateralizmit. Nevojitet vigjilencë e vazhdueshme për të parandaluar që tensionet të përshkallëzohen në dhunë dhe se çështjet e pazgjidhura duhet të zgjidh, më mirë më shpejt sesa më vonë”, deklaroi ai. /SHENJA/ 


You may also like