Guimaraes bën rrëfimin e papritur

by admin
Spread the love

Bruno Guimaraes është një nga yjet e Newcastle të Eddie Howe.

Mesfushori brazilian i intervistuar nga kanalet zyrtare të Premier League ka treguar disa kuriozitete për veten dhe karrierën e tij.

“Lojtarët e mi të preferuar anglezë janë Gerrard, Lampard dhe Rooney, por duke qenë një lojtar i Newcastle, mendoj se duhet të them edhe Alan Shearer.

“Vë bast se do të kisha shumë më tepër asiste nëse do të luaja me të”, tha Guimaraes me një shaka.

Më pas, për trajnerin e tij: “Është një person i veçantë. Më ka ndihmuar shumë dhe nëse jam përmirësuar kaq shumë, kjo është falë tij”.

Më pas, lojtari i datëlindjes 97-të tregoi disa anekdota personale, duke përfshirë ritualin e tij supersticioz për çdo ndeshje:

“Hera e parë që luajta futboll nuk shkoi shumë mirë, mbaj mend që më goditën me shkelma në fytyrë.

“Unë gjithmonë vesh të njëjtat të brendshme për të luajtur.

Sigurisht që i laj ato gjatë javës, por po, ato janë gjithmonë të njëjtat”.

You may also like